Përplasja/ Komisioni Europian shqetësime për investimin e Kushner, Rama mohon ekzistencën e projektit

Përplasja/ Komisioni Europian shqetësime për investimin e Kushner, Rama mohon ekzistencën e projektit

Përplasja/ Komisioni Europian shqetësime për investimin e Kushner, Rama mohon ekzistencën e projektit Ndërsa Brukseli sinjalizon se projekti i Kushner mund të kthehet në një pengesë për integrimin europian, Edi Rama përpiqet të mohojë ekzistencën e vetë projektit, duke u gjendur gjithnjë e më shumë mes presionit të BE-së dhe interesave të lidhura me familjen Trump. Në ditën e nëntë të protestave kundër investimit të Jared Kushner në Zvërnec, përplasja ka dalë përtej kufijve të një konflikti lokal për mjedisin apo një projekt turistik. Për herë të parë, duket se kanë marrë formë fërkimet mes deklaratave publike të zyrtarëve europianë dhe reagimet e qeverisë shqiptare. Mes palëve po shfaqet hapur një tension politik që prek raportin mes Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe vetë strategjisë...