Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit
Zëvendëskryetarja e Foruminit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, ka dalë në një deklaratë publike për lajmin e konfrontimit të disa të rinjve demokratë në protestën e mbajtur sot në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec. Xhetani thotë se të rinjtë e FRPD-së nuk debatuan me qytetarë të thjeshtë në protestë, por me anëtarë të Lëvizjes Bashkë së Arlind Qorit, pasi, sipas saj, këta të fundit i sulmuan të acaruar nga thirrja: Poshtë komunizmi! “Të rnjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu. Ju them të gjithëve, se kjo është protestë për Shqipërinë. Kjo është protestë për Kombin. Kjo është protestë...
Burimi:
javanews.al