Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi: Si më goditën me grusht tek dera e shtëpisë
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka rrëfyer përplasjet e forta me ish-kryeministrin Fatos Nano. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ai zbuloi detaje nga raporti i tyre dhe momentet që çuan në largimin e Klosit nga detyra. Ish-kreu i SHISH u shpreh se përplasja me Nanon erdhi në fund të mandatit të tij në SHIK, ndërsa theksoi se vendimi për largimin nuk ishte i tij, por një vendim politik. Fatos Klosi: Kryeministri i kohës, Fatos Nano, ma propozoi. I thashë çfarë do nga unë që po ma propozon. Më tha asgjë, as unë nuk e di çfarë është, vetëm dua t’i ndryshosh emrin, sepse në atë kohë kishte një emër në popull. Më tha që nëse shkel ligjin, nuk të mbron...
Burimi:
javanews.al