Përpëlitjet e një pengu, të strukur në Shtetin-Zyrë!

Përpëlitjet e një pengu, të strukur në Shtetin-Zyrë!

Nga Petrit Vasili/ Gjithçka në lëvizjet më të fundit të Edi Ramës, qoftë në formë, qoftë në përmbajtje, ka vetëm një emër: përpëlitjet e fundit të një pengu. Duke filluar nga deklaratat, njëra më e lajthitur se tjetra, qëndrimet, njëri më haluçinant se tjetri, e deri tek finalja komike me Besën, janë demonstrime shumë të qarta të pengut që përpëlitet. Edi Rama tashmë i ka duart krejtësisht të lidhura dhe nyjen e litarit për t’i zgjidhur duart nuk e ka ai, por të tjerë jashtë zyrës së tij, që nuk e lejojnë të ikë, sepse ka akoma borxhe për t’ju larë, firma për të vënë, prona për të rrëmbyer dhe ligje për t’i mbrojtur. Shndërrimi i të gjithë Shtetit në një Zyrë të vetme, ku...