‘Përgjysmim i shpenzimeve për studentët’, PL: Sporti më shumë peshë në kreditet akademike
Partia e Lirisë ka prezantuar një program të ri politik që synon të vendosë rininë në qendër të vendimmarrjes, duke ofruar një sërë premtimesh të forta ekonomike dhe arsimore. Përmes një deklarate , u bë e ditur se investimi te të rinjtë shihet jo vetëm si prioritet politik, por si një kusht themelor për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit. Një nga pikat e programit është premtimi për përgjysmimin e shpenzimeve të studentëve. Kjo pritet të arrihet përmes uljes së tarifave të studimit dhe ofrimit të një pakete mbështetëse që do të mbulojë kostot thelbësore të jetesës, si banimi, ushqimi, transporti dhe mjetet mësimore. Gjithashtu, plani parashikon përfshirjen e praktikave të detyrueshme të punës (internship) gjatë studimeve Bachelor dhe Master, për t’i përgatitur të rinjtë...
Burimi:
sot.com.al