Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi, i cili zgjati më shumë se një orë, u përqendrua kryesisht te çështja e protestave, të cilat kryeministri i ka cilësuar si pjesë e një “lufte digjitale”. Gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më pranë qytetarëve dhe të njihen nga afër me problematikat reale të tyre, veçanërisht ato që lidhen me infrastrukturën dhe shërbimet publike. Kreu i qeverisë ka theksuar gjithashtu rëndësinë e funksionimit të zyrave të deputetëve, duke kërkuar që ato të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Një tjetër porosi e dhënë gjatë takimit ka qenë...
Burimi:
vizionplus.tv