Përçarje në radhët e socialistëve, ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?
Ish-zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat që kanë shoqëruar projektet e investimeve në Zvërnec dhe Sazan, duke kritikuar mungesën e reagimit publik nga institucionet përgjegjëse dhe ministrat e qeverisë. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Çuçi shprehet se çështja ka tejkaluar kufijtë e debatit politik dhe tashmë prek tema të rëndësishme si mjedisi, prona, ekonomia, planifikimi i territorit dhe modeli i zhvillimit të vendit. Ajo pyet se përse nuk dalin publikisht ministrat dhe drejtuesit e institucioneve për të shpjeguar vendimet që lidhen me zonat e mbrojtura, investimet strategjike, çështjet e pronësisë dhe funksionimin e kadastrës. Sipas Çuçit, në vend të një debati institucional, e gjithë përgjegjësia dhe komunikimi publik përqendrohet te kryeministri, ndërsa ministrat dhe strukturat shtetërore...
Burimi:
sot.com.al