“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

Ishulli i Sazanit hyri në jetën e Ivanka Trump ndërsa notonte në ujërat e kaltra të Mesdheut. Këtë histori dhe shumë detaje të tjera për projektin që po zhvillon në Shqipëri, vajza e presidentit amerikan Donald Trump i rrëfeu në një bisedë të gjatë me David Senra në episodin e titulluar “Ivanka Trump në ndërtimin e një jete autentike”, ku foli për vizionin e saj për Sazanin, arkitekturën e resortit dhe përpjekjen për të kuptuar më mirë vendin ku po investon. “I jam rikthyer edhe rrënjëve të mia në fushën e pasurive të paluajtshme, gjë që më ka dhënë shumë kënaqësi. Po punoj me bashkëshortin tim për një projekt të jashtëzakonshëm në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante, madje mendoj se edhe kjo është...