‘Për gjuhën tonë’, studentët shqiptarë nisin protestën në Shkup

‘Për gjuhën tonë’, studentët shqiptarë nisin protestën në Shkup

Ka nisur pasditen e kësaj të hëne në Shkup protesta e studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ku qindra të rinj nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare janë mbledhur para Urës së Gurit për të kërkuar mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Nën moton “Bashkohuni me Studentët, Të gjithë Një”, protesta po zhvillohet si shprehje e pakënaqësisë ndaj mos përmbushjes së kërkesës së studentëve shqiptarë për respektimin e ligjit për gjuhët dhe përdorimin e shqipes në proceset profesionale e institucionale. Me pankarta dhe thirrje në mbrojtje të të drejtave gjuhësore, protestuesit kanë theksuar edhe më herët se mbajtja e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase krijon pabarazi për kandidatët shqiptarë dhe vështirëson përfshirjen e tyre në profesione...