Peleshi mbyll turin balltik në Lituani, merr mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përmbyllur turin e diplomacisë parlamentare në vendet balltike me një vizitë zyrtare në Lituani, ku mori mbështetje të mëtejshme për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027. Gjatë qëndrimit në Vilnius, Peleshi zhvilloi takime me kryetarin e Parlamentit të Lituanisë, Juozas Olekas, dhe kryeministren Inga Ruginienė. Në fokus të bisedimeve ishin avancimi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, siguria europiane, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe. Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ndërsa theksoi angazhimin e vendit tonë për paqen dhe sigurinë në rajon, si edhe kontributin në kuadër të Aleancës Atlantike....
Burimi:
javanews.al