PE kërkoi garantimin e pavarësisë së SPAK, Berisha: Nuk i bashkoj votat me Ramën për ndryshimin e organeve të drejtësisë

PE kërkoi garantimin e pavarësisë së SPAK, Berisha: Nuk i bashkoj votat me Ramën për ndryshimin e organeve të drejtësisë

Parlamenti Europian një ditë më parë miratoi në Komisionin e Jashtëm ku një paragraf i referohej pavarësisë së SPAK dhe garancive për të mos minuar punën e organeve të drejtësisë. Pa u bërë 24 orë nga miratimi i këtij raporti, në Tiranë, Sali Berisha ka garantuar se nuk do të bashkojë votat me Edi Ramën për t’i ndryshuar organet e drejtësisë. “Nuk ndërmarrim asnjë veprim për të bashkuar votën me Ramën për të ndryshuar organet e drejtësisë”, u shpreh Berisha ndër të tjera në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. “Jemi në një analizë të shkëlqyer të gjendjes, udhëkryqit shumë të rrezikshëm të vendit. Kërkon pavarësinë e SPAK-ut, dhe burime të përshtatshme, zgjerimit të kapaciteteve hetimore dhe mosminimin e punës së tij. Ja ku jemi...