“PD u kthye në parti të një individi”/ Kadilli: Berisha nuk ka më të ardhme politike!

“PD u kthye në parti të një individi”/ Kadilli: Berisha nuk ka më të ardhme politike!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, ka kritikuar situatën aktuale në parti, duke deklaruar se PD ka humbur karakterin e saj fillestar si forcë e lirë politike dhe është shndërruar në “parti të një individi”. Në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, Kadilli komentoi zgjedhjet e fundit për kryetarin e PD-së, ku Sali Berisha u rikonfirmua në drejtimin e partisë, duke i cilësuar ato si një “teatër”. “Partia që sot quhet PD është partia e Berishës dhe e berishistëve,” u shpreh ai. Sipas Kadillit, Partia Demokratike është kthyer në një strukturë të lidhur ngushtë me individin dhe jo me parimet institucionale, duke shtuar se kjo është një nga problemet kryesore të saj. Ai theksoi gjithashtu se rikthimi i Berishës në krye të PD-së ka...