PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Këshilli Kombëtar i PD ka përfunduar votimin për zgjedhjen e nënkryetarëve, krerët e Sekretariateve e Komisionit të Apelimit. Pa surprizë dhe mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar Sekretar i Përgjithshëm, pasi në moment të fundit u zbulua se përballë tij kishte Saimir Korreshin. Ndërkohë, vetë Korreshi pranoi se vendimi ishte dhënë pikërisht ditën e zgjedhjeve. Gazment Bardhi gjithashtu nuk lëviz nga vendi i tij si kryetar grupi dhe as Agron Gjekmarkaj, duke mbetur kështu nënkryetarë. Emrave të tyre u bashkohen Belind Këlliçi që ka mundur Luçiano Boçin, Nikola Kedhi si përfaqësues i të rinjve dhe Erisa Bajaziti si përfaqësuese e diasporës. Klevis Balliu, i cili bëri fushatë si nënkryetar, ka zëvendësuar Ervin Minarollin si...