PD-PS ‘përplasen’ në Strasburg për Zvërnecin dhe integrimin! Balla: Respektojmë standardet e BE! Bardhi: Kuvendi ka humbur funksionin
Taulant Balla dhe Gazment Bardhi BRUKSEL- Debati për projektin e Zvërnecit dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë është zhvendosur edhe në Parlamentin Europian, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian. Në takim, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përplasën qëndrimet e tyre. Gjatë fjalës së tij, Balla deklaroi se institucionet shqiptare respektojnë standardet europiane, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i Ekzekutivit mbetet përmirësimi i jetesës së qytetarëve. Ai theksoi rëndësinë e luftës kundër dezinformimit, duke kërkuar që debatet të bazohen në fakte dhe informacion të verifikuar. "Respektojmë detyrimet tona ndaj BE-së. Evropa është standardi me të cilin masim transformimin dhe zhvillimin, çdo ditë, me çdo reformë. Respektojmë standardet në çdo...
Burimi:
zeri.ai