PD-PS arrijnë marrëveshjen, bien dakord për ndryshimin me konsensus të Rregullores së Kuvendit, ja ç’pritet të ndodhë

PD-PS arrijnë marrëveshjen, bien dakord për ndryshimin me konsensus të Rregullores së Kuvendit, ja ç’pritet të ndodhë

Socialistët dhe demokratët ranë dakord që të shtynin votimin në parim për propozimet e depozituara nga grupi parlamentar socialist dhe amendamenteve të tjera shtesë të dorëzuara nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe të nisnin diskutimet mes tyre për të shkuar në propozime konsensuale. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh dje i detyruar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi procedurën parlamentare me të cilën ishin miratuar ndryshimet në Rregullore në nisje të sesionit të ri parlamentar në Shtator dhe e detyroi Kuvendin që të ndjekë një procedurë të rregullt parlamentare për miratimin e ndryshimeve të reja. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u sugjeroi palëve të hënën që të ulen së bashku për të bërë ndryshimet e reja. “Duhet të...