“PD nuk është bashkim interesash”, Vokshi sulmon ata që presin ‘pas gardhit’: Rama mendon se çdo njeri ka një çmim

“PD nuk është bashkim interesash”, Vokshi sulmon ata që presin ‘pas gardhit’: Rama mendon se çdo njeri ka një çmim

Vokshi theksoi se pavarësisht persekutimeve dhe goditjeve, demokratët zgjodhën qëndresën dhe dinjitetin përballë një pushteti që mendon se gjithkush ka një çmim. Ajo u shpreh se brendshëm ka pasur edhe hatërmetje e mërzitje, por çdo gjë është bërë në funksion të një PD-je më të madhe dhe më të bashkuar. Sipas deputetes demokrate, PD nuk duhet të jetë një bashkim interesash apo axhendash personale për njerëz që presin pas gardhi si “masë amorfe”, por duhet të funksionojë si një familje e vetme. “Na kanë goditur, persekutuar e arrestuar. Menduan se do dorëzohemi, por nuk ia dolën. Zgjodhëm qëndresën pa u viktimizuar. Nuk ka ripërtëritje pa guxim, nuk ka të ardhme për ata që kanë frikë të mbrojnë të vërtetën. Ne zgjodhëm dinjitetin kur pushteti mendon...