“PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj”/ Skualifikimi i kandidaturës për kreun e PD-së, reagon Salianji: Çdo ditë humbje për opozitën me Berishën në krye

“PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj”/ Skualifikimi i kandidaturës për kreun e PD-së, reagon Salianji: Çdo ditë humbje për opozitën me Berishën në krye

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, pas skualifikimit të kandidaturës për kreun e ri të kësaj partie. Në një postim në rrjete sociale ai shkruan se Partia Demokratike me Berishën në krye është çdo ditë një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë. Ai shton në reagim se “PD-ja nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj”, duke iu referuar kështu Sali Berishës. “Standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike shpreh mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë. Shpërfaqja e këtij shtetari deri në degradim total me ndasi, me idiotësi, me miq dhe armiq imagjinar…. me rrena dhe gënjeshtra të poshtra që i kanë lënë...