PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues
Partia Demokratike mbledh këtë të mërkurë, 15 korrik, Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e ekipit drejtues të kampit blu. Me këtë mbledhje përfundon procesi i ripërtëritjes së strukturave të PD-së. Në këtë mbledhje do të votohet për sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët, si dhe kush do të mbajë pozicione drejtuese sa i përket sekretariateve të kësaj force politike. Ky do të jetë ekipi i ri drejtues me të cilin kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të përballet në zgjedhjet e ardhshme. Procesi është shoqëruar me kritika, pasi emrat e kandidatëve nuk u janë bërë publikë paraprakisht anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së. Burime për gazetaren e Tv Klan, Jolldiz Shuaipi, bëjnë me dije se për postin numër dy të Partisë Demokratike, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur...
Burimi:
javanews.al