“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për Zvërnecin: Dënoj dhunën ndaj protestuesit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ditën e sotme u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë lidhur me çështjen Partizani, ka folur edhe për tensionet e regjistruara në Zvërnec. Berisha tha se dënon dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, i cili u tërhoq zvarrë pas përplasjeve me rojet private të sigurisë. Më tej, ai u ndal edhe te qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj investimeve të huaja, duke theksuar se kjo forcë politike i mbështet ato fuqimisht. Berisha: Në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Një. Së dyti, nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë...
Burimi:
vizionplus.tv