PD mban sekret ndryshimet në statut: Nuk do dalin në publik deri sa të miratohen nga kryesia
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në statut, ndërsa Grupi i Punës i ngritur për këtë qëllim ka miratuar metodologjinë dhe kalendarin e punës. Sipas njoftimit, procesi do të zhvillohet në disa faza të përcaktuara, duke përfshirë kontributin e gjerë të strukturave të partisë. Nga 1 deri më 10 maj 2026, të gjithë anëtarët e partisë, si dhe strukturat drejtuese, Kryesia, Këshilli Kombëtar, Grupi Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar, do të kenë mundësi të paraqesin propozime për ndryshime ose përmirësime në statut. Në njoftimin e PD thuhet: 1. 1 Maj – 10 Maj 2026 – Secili anëtar i Partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, Kuvendit Kombëtar mund të paraqesë propozime për ndryshime/përmirësime në Statut. Edhe sescili anëtar i Grupit të Punës duhet të paraqesë...
Burimi:
top-channel.tv