PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore
Me propozimin e demokratëve, komisioni për Reformën Zgjedhore vendosi të shtyejë mbledhjen që në seancën tjetër të jetë drejtori i Policisë së Shtetit. Mungesa e këtij të fundit në komision u bë shkak për debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Bylykbashi dhe Strazimiri e konsideruan të papranueshme mos praninë e drejtorit të Policisë së Shtetit, ndërkohë që në komision ishte prezent zëvendësdrejtori Sokol Bizhga. Në fjalën e mbajtur Sokol Bizhga argumentoi se ka qenë ai përgjegjës për aktivitetet zgjedhore në vitin 2025. “Në të dyja rastet kam qenë unë protagonisti që i kam propozuar ndryshimet për Policinë e Shtetit dhe unë kam qenë i autorizuar, kam ndjekur gjithmonë aktivitetet zgjedhore. Drejtori i përgjithshëm ishte drejtues në një qark, kurse unë kam qenë...
Burimi:
javanews.al