PD kërkon anulimin e koncesionit Milot–Balldren, Këlliçi: Një nga fituesit është kompania e Gëzim Ismailit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të kontratës koncesionare 35-vjeçare për aksin Milot–Balldren, me vlerë fillestare 365 milionë euro, duke theksuar se në konsorciumin fitues bën pjesë edhe kompania “Erald-G”, nën pronësinë e Gëzim Ismailit. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat deklaroi se Gëzim Ismaili është një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e famshëm të Arubas dhe se, sipas dosjes së SPAK, po hetohet si një “lavatriçeve të pastrimit të parave të një prej klaneve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.” Ai deklaroi se Ismaili figuron në dosjen hetimore të SPAK-ut si person nën hetim në kuadër të çështjes së grupit të njohur si “Aruba”, që dyshohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Këlliçi...
Burimi:
sot.com.al