No Image Available

PD kërkoi mocion me debat për protestën, Balla: Nuk i njohim si përfaqësuese të tyre

Taulant Balla TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mocionin me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian. Deputetët e opozitës deklaruan se parlamenti e ka detyrim diskutimin për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian. Pas mbledhjes kreu i grupi parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se PD nuk e kanë paraqitur kërkesën sipas rregullores duke theksuar se u qëndron fjalëve për ta realizuar. Balla tha se vetëm një kërkesë kishin sjellë njëjtë si protestuesit, atë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa 4 kërkesat e tjera Balla tha se ishin hallet e opozitës Taulant Balla: Kam pyetur opozitën në konferencë kryetarësh, me çfarë mandati keni ardhur ku zëdhënës të protestës. Pastaj ju kam thënë se nuk iu njoh për...