PD: Fëmijë 14-15 vjeç në kantierin e Gjergj Lucës, të mbrojturit nga Edi Rama! Padi për punësim të minorenëve
Partia Demokratike njofton se do të paraqesë padi në Prokurori për shkelje të ligjit dhe punësim të minorenëve pas videos së publikuar nga Gjergj Luca ku shihen fëmijë, 14 dhe 15 vjeçarë, që punojnë në ndërtim, në themelet e një tjetër ndërmarrjeje të tij. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha në një deklaratë për median se fëmijët po përdoren jo vetëm në shkelje të ligjit, jo vetëm në shfrytëzim dhe në kushte të vështira, por edhe si mjet propagande. "Kjo video është shembull se pse protestat duhet të vijojnë, pse Rama duhet të largohet, dhe pse Partia Demokratike i mbështet qytetarët në kërkesat dhe lëvizjen e tyre' deklaroi Garo. Njoftimi per shtyp Disa pamje antiligjore, çnjerëzore dhe me shije të ulët, përcjellë dhe denoncuar me guxim nga aktivistja...
Burimi:
syri.net