“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

Analisti Roland Bejko ka komentuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me reformën territoriale, duke akuzuar drejtimin e saj se nuk ka interes për ndryshime të thella dhe se përdor demokracinë vetëm në nivel retorik. Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Bejko u ndal te qëndrimet e PD-së në lidhje me nismat ligjore të viteve të fundit, duke përmendur ligjin për investimet strategjike. “Pjesa e Berishës, kur ishte për t’u kundërshtuar ripërsëritja e ligjit për investimet strategjike, nuk e mbështeti kërkesën. Grupi që kishte Berisha me vete ishte abstenues në vitin 2022. Kjo do të thotë se janë në kompromis”, u shpreh Bejko. Ai shkoi më tej në kritikat ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se ajo është shndërruar në “një...