PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren e Kuvendit

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren e Kuvendit

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë gjetur konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se negociatat që nisën ditën e premte mes demokratit Ivi Kaso dhe socialistit Bledi Çomo janë mbyllur pasditen e së mërkurës dhe përfshijnë formulime kompromisi për të dy palët. Në lidhje me propozimin e socialistëve që institucionet e pavarura të mos raportojnë më në seancë plenare, por vetëm në komisione,  është gjetur si formulë kompromisi që para parlamentit  të raportojnë vetëm ato institucione që e kanë detyrim  shprehimisht në Kushtetutë. Sipas këtij kompromisi drejtuesi i Spakut nuk do të raportojë më në seancë plenare por vetëm në komisionin e ligjeve dhe komisionin e mbikqyrjes institucionale. Njësoj si Spak janë një sërë institucionesh që do raportojnë...