PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin
Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tensione të forta, pasi deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përjashtua pas përplasjejes me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Ngjarja ndodhi pas prezantimit të projektligjit për Agjencinë e Arsimit nga ministrja Mirela Kumbaro, kur Boçi kërkoi fjalën për replikë pa dhënë shpjegim dhe më pas u ngrit për të bllokuar foltoren. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi se deputeti nuk ishte përmendur në diskutim dhe, sipas rregullores, nuk kishte të drejtë replike. “Nuk merret fjala kështu. Fjala jepet sipas rregullores”, u shpreh Peleshi, duke i kërkuar deputetit të lirojë foltoren. “Lironi foltoren! Po shkelni rregulloren! U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje.” Pavarësisht vërejtjes,...
Burimi:
javanews.al