PD anulon foltoren e të hënës prej protestës së paralajmëruar për Zvërnecin? Berisha: Sot do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen

PD anulon foltoren e të hënës prej protestës së paralajmëruar për Zvërnecin? Berisha: Sot do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen

Partia Demokratike pritet të anulojë foltoren që zhvillon çdo të hënë përpara kryeministrisë. Në të njëjtin vend pritet që të vijnë në orën 19:00 edhe protestuesit e Zvërnecit, të cilët kanë paralajmëruar një protestë. I pyetur nëse do e zhvillojë foltoren, Berisha tha se sot do të mbështesë Koalicionin për Familjen. Zoti Berisha, sot në orën 19:00 keni lajmëruar çdo të hënë foltore. Në të njëjtën kohë edhe ka një protestë për Zvërnecin. Do ta zhvilloni në foltore, apo do jeni në të njëjtin vend? Sali Berisha: Do të diskutohet, sot ka disa aktivitete tani, kemi disa probleme sot. Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur, më thonë se edhe ai do bëjë një protestë. Dhe shanset janë që ne të...