Pasi kallëzoi në SPAK familjen Berisha, Kokalari nxjerr dokumentat: Nga pazaret e deri tek skemat për marrjen e PD-së

Pasi kallëzoi në SPAK familjen Berisha, Kokalari nxjerr dokumentat: Nga pazaret e deri tek skemat për marrjen e PD-së

Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari (e përjashtuar nga gara për kreun e PD-së), ka publikuar sëfundi rreth 20 faqe dokumenta, për padinë e bërë në SPAK kundër Sali Berishës, anëtarëve të familjes së tij dhe disa drejtuesve të lartë të PD-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari njofton se si bazë për kallëzimin në SPAK ka përdorur ‘skemën se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot.’ Më tej Kokalari flet për pazare mes Sali Berishës dhe eksponentëve të tjerë të PD-së nga njëra anë dhe mazhorancës socialiste nga ana tjetër, që sipas saj kanë rezultuar me përfitimin korruptiv të disa pasurive. Akuza të forta Kokalari ka hedhur edhe ndaj Albana Vokshit, për ato që ajo i cilëson si...