Pas shoqërimeve në komisariat, protestuesit rikthehen në shesh/ I riu: Kjo është beteja për Shqipërinë e lirë

Pas shoqërimeve në komisariat, protestuesit rikthehen në shesh/ I riu: Kjo është beteja për Shqipërinë e lirë

Shumë nga protestuesit që sot u shoqëruan në komisariat pas përplasjes me policinë para Parlamentit, pas lirimit iu bashkuan sërish protestës në sheshin para Kryeministrisë. Një prej tyre, në fjalën e mbajtur para qytetarëve, në ditën e 54-t të revoltës qytetare  u shpreh se rikthimi i tyre në protestë është një mesazh se frika nuk mund të mposhtë zërin e qytetarëve dhe se bashkimi i njerëzve është forca më e madhe përballë pushtetit. I riu deklaroi se protesta ka sjellë një ndryshim te qytetarët, duke e cilësuar “buzëqeshjen” dhe dashurinë për lirinë si simbol të këtij bashkimi. Sipas tij, pas shumë vitesh njerëzit po rikthejnë besimin te njëri-tjetri dhe po krijojnë një frymë të re qytetare. Në fjalimin e tij, ai kritikoi mazhorancën socialiste, duke...