Pas raportit të IBAR, Shqipëria një hap më pranë mbylljes së kapitujve me BE-në! Ja ç’pritet të ndodhë më 5 qershor
Pak ditë pas miratimit të raportit të IBAR për Shqipërinë nga ana e vendeve anëtare të BE-së, qeveria e Brukselit i propozon Këshillit që të nisë punën për mbylljen e kapitujve. Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi se më 5 qershor do të nisin diskutimet e para për këtë fazë në mbledhjen e COELA-s, për mbylljen e 3 kapitujve. Këshilli i BE për A2CNN: Këshilli ka marrë propozimin e Komisionit Europian për 3 kapituj: Kapitullin 30 për Marrëdhëniet me Jashtë, Kapitullin 25 për Shkencën dhe Kërkimin, si dhe Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën. Diskutimi i parë është planifikuar nga COELA më 5 qershor. Sipas burimeve, qeveria shqiptare po shpreson që disa kapituj të mbyllen brenda 30 qershorit, kur përfundon presidenca qipriote. Por Këshilli thekson në...
Burimi:
javanews.al