Pas protestave për Zvërnecin, Rama: Po Shqipëria, pse të mos ketë Costa Navarinon e saj?
Mëngjesin e kësaj të marte, më 2 qershor, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një reagim sa i takon çështjes së Zvërnecit, për të cilën ditën e djeshme u protestua për të dytën ditë radhazi në kryeqytet. Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook pamjet nga Costa Navarino në Greqi, duke thënë se edhe projekti atje ishte kundërshtuar fillimisht, ndërsa sot është një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës. “Sa më e madhe ëndrra aq më i madh paragjykimi i tyre, sa më ambicioz projekti, aq më e madhe katastrofa e paralajmëruar, sa më i madh ndërtimi aq më i llahtarshëm përgojimi i atyre që ndërtojnë. Ndodhi në Greqi. Me Costa Navarinon. Para se të ndërtohej, u tha se po vinte fundi i...
Burimi:
javanews.al