Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë
Takimet dy ditore në Pogradec, kryeministri Edi Rama i pason me një tjetër mbledhje. Të premten në orën 17:30, kryeministri mësohet se do të mbledhë në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u ngarkuar ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren. Reflektimin për një qasje të re mbi problematikat e qytetarëve Partia Socialiste e ka mishëruar në dy dokumentet “Besa” dhe “Prania...
Burimi:
javanews.al