Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana
Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën Tiranë–Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar. Prej disa muajsh, trafiku i rënduar i mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të Juglindjes së vendit po krijon radhë të gjata kilometrike përgjatë aksit Tiranë–Elbasan. Monitor e përshkroi këtë itinerar ditën e premte, më 21 gusht, ku konstatoi se problematika me trafikun nis që në fshatin Shijon, në krah të autostradës së Elbasanit. Konkretisht në orën 16:40, nga fshati Shijon deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit u desh gjysëm ore, ndërsa udhëtimi vijoi me trafik të rënduar edhe në pjesën tjetër të aksit. Në kushte normale trafiku, 3 km nga zona e Shijonit deri te rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan do të përshkoheshin afërsisht për 4–5 minuta me makinë. Për shkak të trafikut, koha e udhëtimit ishte rreth 6–7...
Burimi:
javanews.al