Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit
Reforma e re administrativo-territoriale, e propozuar nga mazhoranca, parashikon një ndryshim të veçantë për kryeqytetin: krijimin e njësisë së re administrative Rinas në Bashkinë Tiranë, e cila sipas relacionit do të përfshijë fshatin Rinas, aktualisht pjesë e Bashkisë Krujë, si dhe Bërxullën dhe Domjen nga Bashkia Vorë. Qëllimi është që Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zona ekonomike përreth tij të administrohen brenda një territori të vetëm, të lidhur me Tiranën. Relacioni argumenton se kjo zonë funksionon tashmë si një hapësirë e vetme ekonomike me kryeqytetin. Ndryshe nga 13 konsolidimet e tjera të reformës, ku bashki të tëra bashkohen me njëra-tjetrën, rasti i Rinasit përfaqëson një ndryshim konkret të kufijve territorialë ndërmjet tri bashkive: Tiranës, Vorës dhe Krujës. Tirana merr territore që aktualisht administrohen nga dy...
Burimi:
javanews.al