Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace Felix mbërriti në gjirin e Durrësit, duke transportuar 21 mijë tonë gazoil. Dokumentet që mbante kapiteni rus i anijes deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani, por autoritetet shqiptare dyshuan se itinerari dhe të dhënat e lëvizjes së saj në Mesdhe tregonin një tjetër histori. Ngarkesa ishte transferuar në bordin e Grace Felix në Gjirin e Lakonisë, pranë brigjeve të Greqisë, nga një tjetër anije-cisternë që ishte nisur disa javë më herët nga porti rus Novorossiysk, në Detin e Zi. Transferimi nga një anije në një tjetër – një praktikë e përdorur shpesh për të fshehur origjinën e ngarkesës – ngriti dyshime se nafta ishte në...