Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit

Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit

Presidentja e PE-së Roberta Metsola ka vlerësuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ajo u shpreh se Mali i Zi dhe Shqipëria janë në krye të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se perspektiva europiane mbetet shtysa kryesore që orienton zhvillimet politike në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tonë. Ndërkohë dy ditë më parë edhe Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, veçoi sërish Shqipërinë, si vendi që po përparon në mënyrë të qëndrueshme në procesin e anëtarësimit drejt familjes europiane. Në një intervistë për BBC News, Kos theksoi se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se gjatë mandatit të saj si komisionere, pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian,...