Pas dështimit të tenderit, porti i Porto Romanos mbetet pezull, qeveria “pret” 98.4% të fondeve

Pas dështimit të tenderit, porti i Porto Romanos mbetet pezull, qeveria “pret” 98.4% të fondeve

Porto Romano DURRËS-Pasiguria dhe dështimi i procedurave tenderuese për fazën e parë të portit të ri në Porto Romano kanë diktuar një lëvizje të fortë në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në aktin normativ për ndryshimin e buxhetin 2026 u shkurtuan thuajse tërësisht fondet e dedikuara për transportin detar, i cili reflekton drejtpërdrejt bllokimin e këtij projekti strategjik. Buxheti për këtë zë ka pësuar një shkurtim të ndjeshëm prej 98.4%, duke zbritur nga 14,9 miliardë lekë në vetëm 247 milionë lekë. Ky ndryshim erdhi si pasojë e zhvillimeve të fundit negative, ku më 9 mars 2026, tenderi për fazën e parë u anulua pasi kompania e vetme në garë, Archirodon, u tërhoq nga procesi pa...