Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!
Protesta që po zgjat prej më shumë se dy muajsh është tema kryesore e debatit të sotëm në emisionin “Top Story” me Grida Dumën. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ngriti debat me ambicien e tij për të drejtuar një ditë vendin, teksa nuk munguan replikat nga të pranishmit e tjerë në studio. Muçi: Unë kam synim që shumë shpejt ta qeveris Shqipërinë. Dudushi: Duhet të flasësh me Arlindin. Sulo: Protesta në shesh është 100 herë më e madhe se Lëvizja Bashkë. Muçi: Kjo protestë mund të zgjasë edhe me muaj të tërë, si në Serbi. Duhet të bëjmë histori, pasi asnjëherë protestat nuk kanë çuar në rrëzimin e qeverisë. Nëse ka zgjedhje të parakohshme, mendoj se Rama nuk merr më shumë se 70 mandate. Curri: Rama mund të vërë...
Burimi:
javanews.al