Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është shtuar një tjetër kandidaturë. Rovena Zoto ka dorëzuar aplikimin e saj, duke e çuar në dy numrin e kandidatëve që kanë shprehur interesin për këtë pozicion. Zoto ka ushtruar detyrën si prokurore në Prokuroritë e Lushnjës dhe Fierit, ndërsa prej vitit 2021 është pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Afati për dorëzimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00. Pas mbylljes së aplikimeve, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të kenë afat deri më 14 gusht për të verifikuar kandidatët dhe për të përcaktuar se cilët prej tyre plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore. Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, ishte kandidati i parë që shprehu interesin për...