“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë rekord! Kallëzimin e kam bërë si qytetar
Taulant Balla, kallëzuesi i dosjes “Partizani” dëshmon sot për togat e zeza të gjykatës së Posaçme, si dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës. Prokurori: Në 2020 keni paraqitur një kallëzim penal? Ku i keni mbështetur këto pretendime? Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia si është proceduar nga organet përgjegjëse lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Ky proces nuk është bërë sipas procedurave ligjore. Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre. Kanë shfrytëzuar lidhjet familjare. Binte në sy që procedurat ishin bërë në kohë rekord. Për 6 muaj ishte bërë njohja, kthimi dhe dorëzimi i godinës. Në 2012, kur bëra investigimet e para edhe si deputet, por edhe si dashamirës i sportit, investigova si një pronë e tillë ishte...
Burimi:
vizionplus.tv