“Partitë e vogla të krijonin polin e tretë”, Petraj: Protesta duhej të kishte nxjerrë një grup organizator…
Avokati Edmond Petraj u shpreh se protesta qytetare duhej të kishte nxjerrë një grup organizator brenda 10 ditëve të para të saj. “10-ditëshi i parë i protestës ishte kulminanti. Kur nuk arritën të bëheshin bashkë për të nxjerrë një grup organizator, apo partitë e vogla të krijonin një pol të tretë opozitar, aty u bë gabimi”, tha Petraj në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN. “Duhej bërë një strategji sepse kur bëhet një protestë, krijohet një grup pune dhe niset me problematikat, që Shqipëria ka sa të duash, dhe unë e kam thënë që nëse nuk bëhet brenda 10-ditëshit, do të zbehet protesta. Protesta duhet të qëndronte te problemet e njerëzve, kostot e jetesës, pagat, pronësia… Mendoja që një grup duhet ta merrte...
Burimi:
javanews.al