‘Parlamenti i krimit!’/ Protestuesit ndalojnë para godinës së parlamentit, kërkojnë dorëheqje

‘Parlamenti i krimit!’/ Protestuesit ndalojnë para godinës së parlamentit, kërkojnë dorëheqje

Në ditën e 22-të të revoltës qytetare, marshimi i protestuesve ka marrë një drejtim të papritur. Ndonëse plani fillestar ishte që qytetarët t'i drejtoheshin sheshit "Nënë Tereza", një mobilizim i çastit ka ndryshuar tërësisht rrjedhën e ngjarjeve, duke devijuar turmën drejt zonës së Toptanit për t'u ndalur përballë godinës së parlamentit. Ky institucion kthehet sërish në shënjestrën e protestuesve, duke rikujtuar tensionet e seancës së të enjtes gjatë votimit të amnistisë penale. Gjatë asaj dite u shënuan përplasje të qytetarëve me deputetët e mazhorancës, të cilët, ashtu si vetë kreu i qeverisë, u detyruan të zgjedhin dyert anësore për të shmangur përballjen e drejtpërdrejtë me masën e njerëzve. Tashmë, qytetarët janë grumbulluar para dyerve të parlamentit duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryeministrit. Nën thirrjet...