PAMJET/ Momenti kur Shehaj “vjedh” marrëveshjen konfidenciale dhe largohet me vrap
Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit për huanë prej 302 mln dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje për ta lexuar para se të mbahet seanca e radhës sot në ora 15:00. Kopja e marrëveshjes, për të cilën deputetët duhet të firmosin për konfidencialitetin e saj sipas kushtetutës pasi është një dokument i klasifikuar, është vënë në dispozicion të të gjithë deputetëve. Por në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike, shihet se në këtë ambient ku do duhej të lexohej kjo marrëveshje nga të gjithë deputetët, Agron Shehaj futet, e merr dhe largohet me vrap.
Burimi:
ntv.al