Pakti për draft rezolutën e integrimit, Balla tregon kush janë 2 deputetët që bindën PD-në: Faleminderit edhe kolegëve të opozitës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka treguar se kush janë dy deputetët që bindën Partinë Demokratike për negociatorë për procesin e integrimit europian. “Krenar për dy negociatorët, dy nënkryetarët e GPS Romina Kuko, Erion Malaj”, shkruan Balla, ndërsa krahas ka postuar një fotografi me ta. Sakaq socialisti nuk ka lënë pa falënderuar opozitën. “Faleminderit edhe kolegëve të opozitës”, e mbyll shkrimin Balla. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv