Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës
Pas takimit me banorët e Thethit, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale komentet e qytetarëve. Sipas Ramës pas atyre profileve fshihen ‘sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan bulevardin e flamingove në sheshpërsheshin e vulgaritetit’. Rama theksoi se gjuha e përdorur në hapësirën dixhitale ndaj komunitetit vendës është e papranueshme, duke kërkuar nga qytetarët të reflektojnë. Postimi i Ramës: Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai...
Burimi:
javanews.al