Padia në SPAK, Logu: Rama krijoi skemë për favorizimin e lejeve, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
Juristi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Marash Logu, deklaroi në një emision televiziv, se padia e depozituar në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama bazohet në atë që ai e cilësoi si një skemë të mirëorganizuar për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. Sipas Logut, në kallëzim pretendohet se Rama, së bashku me drejtoreshën e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, dhe persona të tjerë, kanë ngritur një mekanizëm që favorizonte lidhjen e investitorëve me studio të huaja arkitekturore kundrejt tarifave të larta, duke ngritur dyshime për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Intervista: Meço: Sot më në fund është konkretizuar padia nga ana e Partisë Demokratike në SPAK ndaj kryeministrit Edi...
Burimi:
sot.com.al