Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

TIRANË – Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe prokurorit Ols Dado. Seanca u shty pasi pala paditëse kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me prapësimet dhe provat e paraqitura nga pala e paditur. Gjatë seancës, avokati Plarent Ndreca ngriti pretendimin se përfaqësuesja e KLP-së nuk kishte tagrat e duhura për të bërë parashtrime, duke argumentuar se institucioni nuk i kishte deleguar kompetencat përkatëse. Nga ana e saj, përfaqësuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u shpreh se autorizimi ishte i rregullt dhe se ajo ushtron funksionet e përfaqësimit ligjor prej gjashtë vitesh, në bazë të tagrave të deleguara. Gjykata vlerësoi se autorizimi është i rregullt dhe se juristët përfaqësojnë ligjërisht...