Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

Një predhë goditi një anije në Ngushticën e Hormuzit, sipas Agjencisë së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Anija, flamuri i së cilës nuk është identifikuar, u godit “nga një predhë ndërsa po kalonte tranzit jashtë” Ngushticës së Hormuzit, thuhet në njoftim, teksa si pasojë e sulmit një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur. Ndërkohë i dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, tha se progresi drejt çarmatosjes së Hamasit dhe zbatimit të planit të paqes të SHBA-së për Gazën mund të fillojë brenda një muaji. Në një intervistë për Fox News pas një takimi në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Kushner tregoi hapat e parë të mundshëm: Hamasi të dorëzojë armët dhe të mbushë tunelet. Kushner dhe Netanyahu ranë gjithashtu dakord që...