“Pa shtet ligjor s’ka investime”, Tabaku godet qeverinë: Integrimi nuk bëhet me propagandë, por me reforma reale

“Pa shtet ligjor s’ka investime”, Tabaku godet qeverinë: Integrimi nuk bëhet me propagandë, por me reforma reale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përzgjedhur nga qeveria gjermane së bashku me dy deputetë të mazhorancës për një tur takimesh dhe diskutimesh në Gjermani, të fokusuar tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të reduktohet në propagandë apo në hapje kapitujsh në letër, por kërkon institucione të forta, ekonomi tregu dhe reforma reale. Sipas saj, Shqipëria ka kaluar muaj të rëndësishëm në një “udhëkryq” për sa i përket rrugës europiane, ndërsa nënvizoi se tërheqja e investimeve të huaja lidhet drejtpërdrejt me forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e konkurrencës së lirë. Në fund të reagimit të saj, Tabaku deklaroi se integrimi europian kërkon mbi të gjitha...